Song of Solomon 3AL1

1Netëve, mbi shtrojën time, e kërkova atë që me gjithë shpirt e dua. E kërkova, por s'e gjeta.

2Do të ngrihem, pra, qytetit ndër udhë e sheshe të endem, atë që me shpirt e dua, ta kërkoj. E kërkova, por s'e gjeta.

3Më hasën rojtarët, tek silleshin qytetit. «A e patë kund atë që me shpirt e dua?».

4Fill sa i kalova, e gjeta unë atë që me shpirt e dua. E rroka e nuk do ta lëshoj pa e shtënë në shtëpi të nënës sime, në dhomën e asaj që më ngjizi.

5Ju përbehem, o bijat e Jerusalemit, pash sorkadhet a sutat e fushës: mos e zgjoni, mos e ngucni dashurinë deri kur t'ia ketë ënda.

6Ç'është ajo që shkretëtirës ngjitet porsi shtëllungat e tymit me mirrë e temjan erëzuar e me çdo pudër që shitet?

7Ja, bartorja e Solomonit! Gjashtëdhjetë trima e rrethojnë, ndër më të fortët e Izraelit.

8Të gjithë shpatën vringëllojnë e për luftë janë të ushtruar, shpatën ngjeshur e mbart secili kundër lemerisë së natës.

9Një vig bëri për vete Solomoni me drurë prej Libani.

10Këmbët prej argjendi i bëri, shpinëzën prej ari e ndenjësen të purpurt, me dashuri brenda qëndisur nga bijat e Jerusalemit.

11Dilni e shihni, o bijat e Sionit, mbretin Solomon, me kurorën që e ëma i vuri atë ditë kur u martua, atë ditë kur zemra iu gëzua.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Song of Solomon 3.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.