Psalms 96AL1

1Këndojini Zotit një këngë të re! Le t'i këndojë Zotit dheu mbarë!

2Këndojini Zotit, bekoni emrin e tij, shpëtimin e tij ditë për ditë kumtoni!

3Rrëfeni ndër kombe lavdinë e tij, ndër popuj mbarë mrekullitë e tij!

4Se i madh është Zoti e fort i lavdërueshëm, më i tmerrshëm se të gjithë perënditë.

5Se gjithë perënditë e popujve janë të kotë, por Zoti bëri qiejt.

6Para tij shkëlqim e madhështi, në shenjtëroren e tij fuqi e bukuri.

7Jepini Zotit, o fiset e popujve, Jepini Zotit lavdi e fuqi!

8Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij, kushtojini fli dhe ejani në oborret e tij!

9Adhuroni Zotin e stolisur me shenjtëri; mbarë toka le të dridhet para tij!

10U thoni kombeve se Zoti mbretëron, ai i vuri themelet botës e nuk do të trandet, ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi.

11Le të ngazëllejë qielli e le të gëzojë toka, le të ushtojë deti e gjithçka brenda tij!

12Le të dëfrejë fusha e gjithçka në të, gjithë drurët e pyllit le të brohorasin

13para Zotit, se ja tek vjen, ja tek vjen për të gjykuar tokën! Do ta gjykojë botën me drejtësi e popujt me besnikërinë e tij.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 96.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.