Psalms 95AL1

1Ejani t'i këndojmë Zotit, të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë.

2Le të dalim para tij me falënderim, le të brohorasim për të me këngë.

3Se Perëndi madhështor është Zoti, mbret i madh mbi gjithë perënditë.

4Në dorën e tij janë thellësitë e tokës, të tijat janë majat e maleve.

5I tij është edhe deti, ai e krijoi, duart e tij i dhanë trajtë dheut.

6Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë, le të gjunjëzohemi para Zotit, krijuesit tonë!

7Se ai është Perëndia ynë e ne populli i kullotës së tij, tufa, që ai e ruan me dorën e vet. Dëgjojeni, pra, sot zërin e tij:

8«Mos e ngurtësoni zemrën si në Meribë, si në ditën e Masës, në shkretëtirë,

9kur etërit tuaj më vunë në provë, më tunduan edhe pse i kishin parë veprat e mia.

10Për dyzet vjet m'u neverit ajo brezni, e thashë: “Ky popull e ka zemrën tërë dredhi e udhët e mia nuk i njeh”.

11Prandaj u përbetova në zemërimin tim: “Nuk kanë për të hyrë në prehjen time!”».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 95.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.