Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Psalms 94

:
Albanian - AL1
1 O Zot, Perëndi shpagues, o Perëndi shpagues, shkëlqe!
2 Ngrihu, o gjykatës i tokës, jepu shpagimin krenarëve.
3 Deri kur paudhët, o Zot, deri kur do ngadhënjejnë paudhët?
4 Shpotitin e flasin me përbuzje, mburren tërë ata bëjnë paudhësi.
5 Popullin tënd po e shtypin, o Zot, trashëgiminë tënde po e mundojnë.
6 Vrasin vejushën e ardhurin, jetimit i marrin jetën.
7 E thonë: «Nuk sheh Zoti, Perëndia i Jakobit nuk kupton».
8 Merrni vesh, o tutkunët e popullit. Ju, o pamend, kur do kuptoni?
9 Ai përftoi veshin nuk dëgjuaka? Ai krijoi syrin nuk shikuaka?
10 Ai qorton popujt nuk ndëshkuaka, ai dijen i mëson njeriut?
11 Zoti i njeh mendimet e njeriut, kota janë ato.
12 Lum njeriu e qorton ti, o Zot, e me ligjin tënd e mëson,
13 për t'i dhënë prehje ditë fatkeqësie, derisa paudhit t'i jetë hapur gropa.
14 Se Zoti nuk e braktis popullin e vet, trashëgiminë e vet nuk e hedh poshtë,
15 derisa gjykimi shpallet sërish me drejtësi, dhe tërë zemërdrejtët ta ndjekin.
16 Kush do ngrihet për mua kundër këqijve? Kush do dalë për mua kundër paudhëve?
17 Po mos kishte ndihmuar Zoti, për pak do banoja vendin e heshtjes.
18 Kur thashë: «Po rrëshqet këmba!», mbajti mirësia jote, o Zot.
19 Kur përbrenda mbytin shqetësimet, ma gëzojnë shpirtin ngushëllimet e tua.
20 A ka lidhje me ty froni i paudhësisë, i cili sajon rregulla marra me mashtrim?
21 Vërsulen kundër jetës drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm.
22 Por Zoti u streha ime, Perëndia im, shkëmbi ku gjej strehim.
23 Ai do t'i shpaguajë sipas paudhësisë tyre, me vetë keqen e tyre do t'i shfarosë, Zoti, Perëndia ynë, do t'i shkatërrojë.