1Zoti mbretëron. Është veshur me madhështi. Zoti është veshur e ngjeshur me fuqi. Bota qëndron mbi themele të forta dhe nuk do të trandet kurrë.
2Froni yt qëndron i fortë që prej fillimit, ti vetë je që prej amshimit.
3Lumenjtë u frynë, o Zot, lumenjtë ngritën zërin e tyre, lumenjtë shtuan buçimën e tyre.
4Më madhështor se buçima e ujërave të shumtë, më madhështor se oshtima e valëve të detit është Zoti në lartësi.
5Dëshmitë e tua janë vërtet të besueshme, shtëpisë sate i ka hije përjetë shenjtëria, o Zot.