Psalms 92AL1

1Psalm. Këngë për të shtunën.

2Është mirë të përlëvdosh Zotin e t'i këndosh emrit tënd, o i Tejlartë,

3mirësinë tënde të shpallësh në mëngjes e besnikërinë tënde gjatë natës,

4me qeste dhjetëkordëshe e me harpë, me këngë shoqëruar me lirë.

5Se ti, o Zot, më gëzove me veprat e tua, ngazëllohem me punët e duarve të tua.

6Sa madhështore janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!

7Njeriu i pamend nuk e di e i marri nuk e kupton dot,

8se, të pabesët, edhe pse mbijnë si bari, edhe pse lulëzojnë ata që bëjnë paudhësi, kanë për t'u shkatërruar përgjithmonë.

9Por ti, o Zot, je përjetë madhështor!

10Ja, armiqtë e tu, o Zot, ja, armiqtë e tu do të zhbihen e ata që bëjnë paudhësi do të hapërdahen.

11Ti më bëre të fortë si buallin, më vajose me vaj të ri.

12Syri im do të shohë rënien e kundërshtarëve të mi, veshët e mi do të dëgjojnë poshtërimin e atyre që më bëjnë keq.

13I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si cedri i Libanit.

14Do të mbillet në shtëpinë e Zotit, do të lulëzojë në oborret e Perëndisë tonë.

15Do të japë fryte edhe në pleqëri, do të jetë i shëndetshëm e plot freski,

16për të shpallur se Zoti është i drejtë. Ai është shkëmbi im e tek ai nuk ka padrejtësi.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 92.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.