Psalms 91AL1

1Kush banon nën strehën e të Tejlartit, qëndron nën hijen e të gjithëpushtetshmit.

2Do t'i them Zotit: «Ti je streha ime e fortesa ime, je Perëndia im, te ti kam besim».

3Ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit dhe nga plaga vdekjeprurëse.

4Me pendët e tij do të të mbulojë, nën krahët e tij strehë do të gjesh, shqyt e mburojë është besnikëria e tij.

5Nuk do ta kesh frikë tmerrin e natës e as shigjetën që vringëllon ditën,

6as murtajën që endet nëpër terr e as shfarosjen që shkreton në zheg.

7Le të bien mijëra përreth teje, apo dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, ty nuk do të të prekë asgjë.

8Vetëm hap sytë e shih ndëshkimin e të paudhëve.

9Zoti është streha jote, i Tejlarti banesa jote,

10nuk të prek asnjë e keqe dhe tendës sate sëmundje nuk do t'i afrohet.

11Ai do të urdhërojë engjëjt e tij të të ruajnë përgjatë të gjitha udhëve.

12Në duart e tyre do të të mbajnë, që këmba jote të mos ndeshë në gur.

13Mbi këlyshë luanësh e mbi nepërka do të shkelësh, do të shtypësh luanë e gjarpërinj.

14«Do ta çliroj, sepse më deshi, do ta mbroj, se njohu emrin tim.

15Do të më thërrasë e unë do t'i përgjigjem, në vështirësi me të do të jem, do ta shpëtoj e nder do t'i jap.

16Do ta kënaq me jetë të gjatë dhe shpëtimin tim do t'i dëftej».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 91.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.