Psalms 90AL1

1Lutje e Moisiut, njeriut të Perëndisë. O Zot, ti ke qenë streha jonë brez pas brezi.

2Para se të lindnin malet, para se të krijoje tokën e botën, prej amshimit në amshim, ti je Perëndia.

3Ti e kthen njeriun në pluhur, e thua: «Kthehuni, o bijtë e njeriut!».

4Se një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që kaloi, porsi orët e rojës së natës.

5Në gjumë, si përmbytja i përlan, si bari që mugullon në mëngjes janë.

6Në mëngjes lulëzon e mugullon, në mbrëmje vyshket e thahet.

7Prej zemërimit tënd morëm fund, prej furisë sate u tmerruam.

8Paudhësitë tona i ke vënë para vetes, të fshehtat tona në dritën e fytyrës sate.

9Tërë ditët tona fashiten prej mërisë sate, vitet tona marrin fund si një ofshamë.

10Vitet e jetës sonë janë shtatëdhjetë, ja, tetëdhjetë për më të fortët; vitet më të mira janë mundim e dhimbje, teren shpejt e ne kalojmë.

11Kush e njeh forcën e zemërimit tënd? Si droja ndaj teje ashtu është furia jote.

12Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona, që të fitojmë një zemër plot urti.

13Kthehu, o Zot! Deri kur? Ki mëshirë për shërbëtorët e tu!

14Na ngij në mëngjes me mirësinë tënde, që të ngazëllejmë e të gëzojmë në të gjitha ditët tona.

15Bëna të gëzojmë për aq ditë sa na mundove, për aq vite sa kaluam në fatkeqësi.

16Le të shfaqet vepra jote te shërbëtorët e tu, te bijtë e tyre madhështia jote.

17Ardhtë mbi ne mirësia e Zotit, Perëndisë tonë, bëje të shkojë mbarë veprën e duarve tona, përparoftë vepra e duarve tona!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 90.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.