1Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.
2Tokën tënde e ke për zemër, o Zot, Jakobin prej robërisë e ktheve.
3Paudhësinë popullit ia fale, të gjitha mëkatet ia mbulove.
4Furinë tënde e fashite krejt, prej zemërimit tënd dorë hoqe.
5Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, jepi fund mërisë sate kundër nesh.
6Mos vallë përjetë do të jesh i zemëruar me ne? Mos vallë brez pas brezi do të zgjatë zemërimi yt?
7A nuk do të kthehesh të na japësh jetë, që populli yt të gëzohet në ty?
8Tregona, o Zot, mirësinë tënde, jepna shpëtimin tënd.
9Do të dëgjoj se ç'thotë Zoti Perëndi. Ja, paqe i premton popullit dhe besnikëve të vet e nuk do t'i lërë të bien sërish në marrëzi.
10Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë, që lavdia të banojë në tokën tonë.
11Mirësia dhe e vërteta u puqën, drejtësia dhe paqja u puthën.
12E vërteta do të mbijë nga toka, drejtësia do të vështrojë prej qiellit.
13Po, Zoti ka për të dhënë të mira e toka jonë ka për të dhënë prodhim.
14Përpara do t'i prijë drejtësia e udhën do t'u hapë hapave të tij.