Psalms 84AL1

1Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i bijve të Korahut.

2Sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!

3Përmallohet e këputet shpirti im për oborret e Perëndisë, ngazëllen zemra ime e trupi im për Perëndinë e gjallë.

4Edhe trumcaku e gjen strehën e vet, dallëndyshja folenë, për të vënë zogjtë, tek altarët e tu, o Zot i ushtrive, o mbreti im dhe Perëndia im.

5Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde e të lavdërojnë përgjithmonë.

6Lum ata, që e gjejnë forcën te ti dhe kanë për zemër shtegtimin.

7Teksa kalojnë nëpër luginën e Bakasë, e shndërrojnë në vend burimesh dhe shiu i parë e mbulon me bekime.

8Ecin e bëhen gjithnjë e më të fortë dhe dalin para Perëndisë në Sion.

9O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjoje lutjen time, mba vesh, o Perëndi i Jakobit.

10Shiko, o Perëndi, mburoja jonë, vështroje fytyrën e të vajosurit tënd.

11Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë ditë gjetiu. Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, sesa në tendat e të paudhëve.

12Se diell e shqyt është Zoti Perëndi, Zoti është dhuruesi i hirit e lavdisë. Ai nuk ua mohon të mirat atyre që jetojnë me ndershmëri.

13O Zot i ushtrive, lum njeriu që te ti beson.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 84.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.