Psalms 83AL1

1Këngë. Psalm i Asafit.

2O Perëndi, mos e mbyll gojën! O Perëndi, mos rri i heshtur e mos u preh!

3Se ja, armiqtë e tu po turfullojnë, ata që të urrejnë kanë ngritur krye.

4Thurin të këqija kundër popullit tënd, këshillohen me njëri-tjetrin kundër atyre që ke për zemër.

5«Ejani», thonë, «T'i shfarosim si komb, emri i Izraelit mos u kujtoftë më».

6Kanë rënë të gjithë në një mendje, kanë lidhur besën kundër teje.

7Tendat e Edomit dhe ishmaelitët, Moabi bashkë me hagritët,

8Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistea me banorët e Tirit,

9me ta u bashkua edhe Asiria, krah iu bënë bijve të Lotit.

10Bëjua atyre siç ia bëre Midianit e Siserit, siç ia bëre Jabinit në përroin e Kishonit.

11Në Endor morën fund, si pleh për tokën u bënë.

12Bëjua fisnikëve të tyre si Orebit e Zebit, tërë princave të tyre si Zebahut e Calmunaut.

13Se thanë: «T'i marrim për vete kullotat e Perëndisë».

14O Perëndia im, bëji ata si shakullina, si kashta që e përpin era.

15Si zjarri që djeg pyllin, si flaka që zhurit malet.

16Ndiqi, pra, me shtrëngatën tënde, me thëllimin tënd futua tmerrin.

17Mbulojua fytyrën me turp dhe emrin tënd do të kërkojnë, o Zot.

18U turpërofshin e u tmerrofshin përgjithmonë, u poshtërofshin e marrshin fund.

19Kështu do ta dinë se « Zot » është emri yt, se ti je i vetmi i Tejlartë mbi mbarë dheun.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 83.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.