Psalms 82AL1

1Psalm i Asafit. Perëndia u ngrit në kuvendin hyjnor e në mes të perëndive shpall gjykim:

2«Deri kur do të gjykoni padrejtësisht e anën e të paudhëve do të mbani?

3Jepini të drejtën të mjerit e jetimit, bëjini drejtësi të vuajturit e skamnorit.

4Çlirojeni të mjerin e nevojtarin, prej dorës së të paudhëve shpëtojini.

5As dinë e as kuptojnë, nëpër terr enden; tranden gjithë themelet e tokës».

6E unë thashë: «Jeni perëndi, të gjithë jeni bij të të Tejlartit.

7Por do të vdisni si çdo njeri, si çdo prijës do të bini».

8Ngrihu, o Perëndi, gjyko tokën, se ti do të trashëgosh tërë kombet.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 82.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.