Psalms 86AL1

1Lutje e Davidit. Mba vesh, o Zot, e më dëgjo, se jam skamnor e nevojtar.

2Ruaje shpirtin tim, se jam besniku yt, o Perëndia im. Shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.

3Mëshiromë, o Zot, se ty të thërras gjithë ditën.

4Gëzoja shpirtin shërbëtorit tënd, se te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim.

5Ti je i mirë, o Zot, i gatshëm për të falur e plot mirësi për ata që të thërrasin.

6Vëri vesh lutjes sime, o Zot, dëgjoje zërin e përgjërimit tim.

7Ditën e fatkeqësisë të thërras, sepse ti më përgjigjesh.

8Nuk ka si ty mes perëndive, o Zot, nuk ka si veprat e tua.

9Ti i krijove të gjitha kombet, para teje do të vijnë e do të përkulen dhe emrin tënd do të lavdërojnë, o Zot.

10Ti je i madh e bën mrekulli, vetëm ti je Perëndi.

11Mësomë, o Zot, udhën tënde, që të eci në të vërtetën tënde, më bëj ta druaj emrin tënd me gjithë zemër.

12Do të të falënderoj me gjithë zemër, o Zot, Perëndia im, dhe emrin tënd do ta lavdëroj përjetë.

13E madhe është mirësia jote ndaj meje, nga thellësitë e skëterrës më shpëtove.

14O Perëndi, kryeneçët u ngritën kundër meje, turma gjakatarësh kërkojnë vdekjen time e ty nuk të kanë për gjë.

15Por ti, o Zot, je Perëndi i dhembshur e i mëshirshëm, i ngadaltë në zemërim dhe plot mirësi e besnikëri.

16Kthehu nga unë e ki mëshirë për mua, jepi fuqi shërbëtorit tënd, birin e shërbëtores sate shpëtoje.

17Dëfto një shenjë mirësie ndaj meje, që ta shohin ata që më urrejnë e të turpërohen, se ti, o Zot, më ndihmove e më ngushëllove.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 86.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.