Psalms 8AL1

1Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i Davidit.

2O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë! Mbi qiej e shpalos madhështinë tënde.

3Me gojën e fëmijëve dhe të foshnjave tregove fuqinë kundër armiqve të tu, që t'i bësh të heshtin armiq e kundërshtarë.

4Kur vështroj qiellin, veprën e duarve të tua, hënën e yjet që ti krijove,

5ç'është njeriu që të kujtohesh për të, apo biri i njeriut që të kujdesesh për të?

6Pak më pak se Perëndi e bëre, e kurorëzove me nder e me lavdi.

7I dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua, gjithçka ia nënshtrove nën këmbë:

8mbarë dhentë, gjedhët dhe egërsirat e fushës,

9zogjtë e qiellit, peshqit e detit, gjithçka që shtigjet e deteve përshkon.

10O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 8.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.