Psalms 75AL1

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Psalm i Asafit. Këngë.

2Të përlëvdojmë, o Perëndi, ty të përlëvdojmë! Emrin tënd thërrasim, mrekullitë e tua shpallim.

3«Ja, kur të vijë koha që kam caktuar, do të gjykoj me drejtësi.

4Le të trandet toka me gjithë banorët e saj, jam unë që ia mbaj fort shtyllat.

5Krenarëve u thashë: “Mos u krenoni!”, të paudhëve: “Mos ngrini krye!

6Mos i ngrini shumë lart kryet, mos flisni me kokëfortësi”».

7As nga lindja, as nga perëndimi, as nga shkretëtira nuk vjen lartësimi,

8se gjykatës është Perëndia. Këtë e përul, atë lart e ngre.

9Zoti mban në dorë një kupë vere, plot shkumë e plot me erëza, e prej saj jep për të pirë. Gjithë të paudhët e tokës do të pinë, do ta thajnë me gjithë llum.

10E unë do të të shpall përherë, himne do t'i këndoj Perëndisë së Jakobit.

11Do t'ua thyej kryet gjithë të paudhëve, ndërsa i drejti do ta ngrejë kokën lart.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 75.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.