Psalms 61AL1

1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.

2Dëgjoje, o Perëndi, përgjërimin tim, vëre re lutjen time.

3Të thërras nga skaji i tokës, se më ka lëshuar zemra. Më pri drejt shkëmbit, që ngrihet më lart se unë.

4Se ti ke qenë streha ime, kështjellë e fortë përballë armikut.

5Përjetë dua të banoj në tendën tënde, të gjej strehë nën hijen e krahëve të tu.

6Ti, o Perëndi, i ke pranuar zotimet e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që të druajnë.

7Shtoju ditë ditëve të mbretit, zgjati vitet e tij brez pas brezi.

8Mbretëroftë përjetë në prani të Perëndisë, e ruajtshin mirësia dhe besnikëria jote.

9Kështu, do t'i këndoj përherë emrit tënd, do t'i përmbush zotimet e mia ditë pas dite.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 61.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.