Psalms 60AL1

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Dëshmia e Zambakut». Himn i Davidit, për mësim.

2Kur luftoi kundër Aram Naharaimit dhe Aramit të Cobahut dhe kur Joabi, në kthim, mposhti dymbëdhjetë mijë luftëtarë të Edomit në luginën e Kripës.

3O Perëndi, na ke hedhur poshtë e na ke dërrmuar, ke qenë i zemëruar, por tani na përtëri!

4E trande dheun dhe e çave, shëroja të çarat, se po lëkundet.

5E bëre popullin tënd të shohë mynxyra, na dhe të pimë verë që të trullos.

6Por atyre që të druajnë u dhe një shenjë, që të ikin larg sulmit të shigjetës.

7Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona, që ta fitojnë lirinë ata që të duan.

8Perëndia foli në shenjtëroren e tij: «Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin, luginën e Sukotit do ta mat.

9Imi është Gileadi, imi Manaseu, Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im.

10Moabi legeni ku lahem, në Edom i hedh sandalet, o Filiste, brohorit për mua ».

11Kush do të më çojë deri në fortesë? Kush do të më prijë deri në Edom?

12A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë, ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?

13Dërgona ndihmën tënde kundër armikut, se ndihma e njeriut është e kotë.

14Me Perëndinë do të bëhemi të fortë, ai do t'i shtypë armiqtë tanë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 60.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.