Psalms 62AL1

1Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Davidit.

2Veç në Perëndinë prehet shpirti im, prej tij më vjen shpëtimi.

3Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im, ai është streha ime e më nuk do të trandem.

4Deri kur do të vërsuleni kundër një njeriu, që ta hidhni përtokë të gjithë bashkë, si murin e shtrembët, si gardhin e prishur?

5Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin, gjejnë kënaqësi në gënjeshtra. Me gojë bekojnë, por me zemër mallkojnë.

6Veç në Perëndinë prehu, o shpirti im, se tek ai kam shpresë.

7Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im, ai është streha ime e nuk do të trandem.

8Te Perëndia është shpëtimi e nderi im, te Perëndia, kështjella e fortë dhe streha ime.

9Ki besim tek ai në çdo kohë, o popull, hape zemrën përpara tij, Perëndia është streha jonë.

10Bijtë e njeriut janë veç avull, kotësi janë bijtë e çdonjërit; vëri në peshore e do të shohësh se janë më të lehtë se tymi.

11Mos kini besim te dhuna, mos e varni shpresën te grabitja, edhe kur pasuritë t'ju shtohen, zemrën mos ua kushtoni.

12Një herë foli Perëndia, dy herë unë e dëgjova, se pushteti i përket Perëndisë;

13mirësia është e jotja, o Zot, ti e shpërblen njeriun sipas veprave të tij.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 62.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.