Psalms 6AL1

1Mjeshtrit të korit. Për vegla me tetë korda. Psalm i Davidit.

2Mos më qorto, o Zot, me zemërimin tënd, mos më ndëshko me mërinë tënde.

3Ki mëshirë për mua, o Zot, se po tretem, shëromë, se po më dridhen kockat.

4Shpirtin ma ka zënë tmerri, po deri kur, o Zot?

5Kthehu, o Zot, e çliroje shpirtin tim, shpëtomë për hir të mirësisë sate,

6se ndër të vdekurit s'ka kush të kujton, e në skëterrë s'ka kush të falënderon.

7U lodha së rënkuari, e njom përnatë shtratin tim, me lot e lag shtrojën time.

8M'u fikën sytë nga brenga, m'u dobësuan prej të gjithë armiqve të mi.

9Largohuni nga unë ju që bëni paudhësi, se Zoti e dëgjon ngashërimin tim.

10Zoti e dëgjoi përgjërimin tim dhe lutjen time do ta pranojë.

11U turpërofshin e u tmerrofshin të gjithë armiqtë e mi, e menjëherë u kthefshin pas të çnderuar.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 6.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.