Psalms 5AL1

1Mjeshtrit të korit. Për fyell. Psalm i Davidit.

2Dëgjoji, o Zot, fjalët e mia, përfille rënkimin tim.

3Thirrjes sime për ndihmë vëri vesh, o mbreti im e Perëndia im, se ty ta drejtoj lutjen time.

4Në mëngjes, o Zot, ti e dëgjon zërin tim, në mëngjes, kur përgatitem për ty e pres.

5Ti nuk je Perëndi që i pëlqen e keqja, pranë teje nuk ka vend ligësia,

6as krenarët nuk të dalin dot para. Ti i urren të gjithë ata që bëjnë paudhësi,

7ata që thonë gënjeshtra i shkatërron dhe gjakatarët e mashtruesit të neveriten.

8Por unë do të hyj në shtëpinë tënde falë mirësisë sate të madhe e do të përkulem me nderim në tempullin tënd të shenjtë.

9Udhëhiqmë, o Zot, me drejtësinë tënde, meqë kam armiq, rrafshoje para meje udhën tënde.

10Në gojën e tyre nuk ka asgjë të vërtetë, përbrenda janë të rrënuar, grykën e kanë si varr të hapur, e me gjuhë thurin lajka.

11Ndëshkoji, o Perëndi, nga qëllimet e tyre u shkatërrofshin, dëboji për paudhësitë e tyre të shumta, se kanë ngritur krye kundër teje.

12Por, ata që kërkojnë strehë te ti le të gëzojnë e përherë të brohorasin. Paçin mbrojtjen tënde e u ngazëllefshin për ty ata që duan emrin tënd.

13Se ti, o Zot, e bekon të drejtin dhe e mbështjell me mirëdashjen tënde si me mburojë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 5.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.