Psalms 4AL1

1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.

2Kur të thërras, përgjigjmu, o Perëndi, drejtësia ime! Kur isha ngushtë, ti më lehtësove; ki mëshirë për mua e lutjen ma dëgjo.

3Deri kur do të ma shkelni nderin, o njerëz, ju që kotësi dëshironi e gënjeshtra kërkoni?

4Dijeni, Zoti zgjedh atë që i qëndron besnik, Zoti më dëgjon kur i thërras.

5Vloni nga zemërimi, por mos mëkatoni! Shqyrtoni zemrën, kur të flini, dhe heshtni!

6Kushtoni flijime drejtësie e kini besim te Zoti.

7Shumë thonë: «Kush do të na e tregojë të mirën? Ndriçoje mbi ne, o Zot, dritën e fytyrës sate».

8Shumë e gëzove zemrën time, më shumë se ata që marrin grurë e musht me shumicë.

9Në paqe do të shtrihem e do të fle, se vetëm ti, o Zot, më strehon në vend të sigurt.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 4.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.