Psalms 3AL1

1Psalm i Davidit, kur u arratis prej Absalomit, të birit.

2O Zot, sa të shumtë janë kundërshtarët e mi! Sa janë shtuar ata që ngrihen kundër meje!

3Shumë thonë për mua: «Nuk ka shpëtim për të nga Perëndia».

4Por ti, o Zot, je mburoja ime, je ai që më jep nder e kokën lart ma ngre.

5I thërras Zotit me zërin tim e më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë.

6Bie e fle e sërish zgjohem, sepse Zotin kam përkrah.

7Nuk kam frikë nga turma e njerëzve që më kanë rrethuar e janë kundër meje.

8Ngrihu, o Zot, shpëtomë, o Perëndia im, se ti ua thyen nofullat armiqve të mi e të paudhëve ua dërrmon dhëmbët.

9Shpëtimi vjen nga Zoti; bekimi yt qoftë mbi popullin tënd!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 3.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.