Psalms 2AL1

1Përse vlojnë kombet dhe popujt pëshpëritin kotësi?

2Mbretërit e tokës po ngrihen dhe prijësit po mblidhen bashkë kundër Zotit e kundër të vajosurit të tij.

3«T'i këputim vargonjtë e tyre, litarët e tyre t'i hedhim tej».

4Ai që rri në qiell qesh, Zoti tallet me ta.

5Atëherë, u flet me turfullimë, me zemërimin e vet i tmerron:

6«Mbretin tim e vura në Sion, në malin tim të shenjtë».

7Do të shpall vendimin e Zotit. Ai më tha: «Ti je biri im, sot të kam lindur.

8Kërkomë e do të t'i jap kombet si trashëgim, tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim.

9Me skeptër hekuri do t'i thyesh, si enë poçari do t'i copëtosh».

10Prandaj, silluni me urti, o mbretër, vini mend, o gjyqtarë të tokës.

11Shërbejini Zotit me drojë, me dridhma gëzohuni;

12nderoni birin e tij, që Zoti të mos zemërohet e ju të mos birreni udhës, se zemërimi i tij është i shpejtë. Lum të gjithë ata që tek ai strehohen.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 2.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.