Psalms 52AL1

1Mjeshtrit të korit. Himn i Davidit.

2Kur Doeg Edomiti shkoi te Sauli e i tha se Davidi kishte shkuar në shtëpinë e Abimelekut.

3Përse mburresh me të keqen, o trim? Mirësia e Perëndisë nuk resht tërë ditën.

4Gjuha jote thur dinakëri, je mjeshtër i mashtrimit, si brisk i mprehur.

5Të keqen e do më shumë se të mirën, gënjeshtrën më shumë se të drejtën.

6Të pëlqejnë fjalët ngatërrestare dhe gjuha hileqare.

7Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë përgjithnjë, do të të mbërthejë e do të të shkulë prej tendës, do të të zhbijë nga toka e të gjallëve.

8Do të shohin të drejtët e do të tremben, do ta përqeshin e do të thonë:

9«Ja, njeriu, që nuk kërkoi strehë te Perëndia, por shpresoi te pasuria e tij e madhe e u bë i fuqishëm me anë të mashtrimit!».

10E unë, si ulliri i gjelbër në tempullin e Perëndisë, kam besim te mirësia e Perëndisë përjetë e në amshim.

11Do të të përlëvdoj përjetë për gjithçka bëre, përpara besnikëve të tu, do të shpresoj tek emri yt, se është i mirë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 52.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.