Psalms 53AL1

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «mahalat». Himn i Davidit.

2Thotë i marri në zemrën e tij: «S'ka Perëndi». Të gjithë janë shthurur, bëjnë padrejtësi të neveritshme; askush nuk bën të mirën.

3Prej qiellit Perëndia i vështron njerëzit, për të parë në ka ndonjë të mençur, që kërkon Perëndinë.

4Të gjithë kanë dalë nga udha, të gjithë janë shthurur, askush nuk bën të mirën, as edhe një.

5A nuk janë të pamend të paudhët, që e gëlltitin popullin tim si bukën dhe Perëndisë nuk i thërrasin?

6Atje, ku frikë s'kishte, do të bjerë frika, Perëndia i shpërndau eshtrat e atyre që të rrethonin. Do t'i turpërosh, se Perëndia i ka hedhur poshtë.

7Kush do ta sjellë prej Sionit shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia ta kthejë popullin e vet nga robëria, do të gëzojë Jakobi, do të ngazëllejë Izraeli.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 53.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.