Psalms 48AL1

1Këngë. Psalm i bijve të Korahut.

2I madh është Zoti e fort i lavdërueshëm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

3Lartësi e bukur, gëzimi i mbarë tokës është mali i Sionit në skajin verior, qyteti i mbretit të madh.

4Në fortesat e tij Perëndia u bë i njohur si streha e pamposhtur.

5Ja, mbretërit janë mbledhur e bashkë kanë marshuar.

6Por panë e u hutuan, të tmerruar mbrapsht u kthyen.

7Aty i kapën drithërimat, dhimbjet si ato të lindjes.

8Me erën e lindjes anijet e Tarshishit shkatërrove.

9Siç kishim dëgjuar, ashtu po shohim në qytetin e Zotit të ushtrive, në qytetin e Perëndisë tonë, që Perëndia e themeloi për amshim.

10Mirësinë tënde përsiatim, o Perëndi, brenda në tempullin tënd.

11Përlëvdimi yt, o Perëndi, është si emri yt, arrin deri në skajet e tokës; e djathta jote është plot drejtësi.

12Le të gëzojë mali i Sionit, le të ngazëllojnë qytetet e Judës, falë gjykimeve të tua.

13Ejani përqark Sionit e bjerini përreth, numërojini të gjitha kullat e tij.

14Soditni muret e tij, vështroni fortesat e tij, që brezit të ardhshëm t'ia tregoni,

15se ky është Perëndia, Perëndia ynë në amshim, ai do të na prijë deri në vdekje.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 48.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.