Psalms 47AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.

2Duartrokitni, të gjithë ju, o popuj, brohoritni për Perëndinë me zë gëzimi.

3Se Zoti, i Tejlarti, është i tmerrshëm, mbret i madh mbi tokën mbarë.

4Popujt i vë nën sundimin tonë, kombet nën këmbët tona.

5Ai na e zgjodhi trashëgiminë, lavdinë e Jakobit, që aq shumë e deshi.

6Lartohet Perëndia mes brohoritjeve, Zoti mes tingujve të bririt.

7Këndojini Perëndisë, këndojini! Këndojini mbretit tonë, këndojini!

8Perëndia është mbreti i mbarë tokës, këndojini, pra, një himn!

9Perëndia mbretëron mbi kombet, Perëndia rri mbi fronin e tij të shenjtë.

10Princat e kombeve u bashkuan me popullin e Perëndisë së Abrahamit, se Perëndisë i përkasin mburojat e tokës, e ai u lartësua shumë!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 47.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.