Psalms 46AL1

1Mjeshtrit të korit, këngë në melodinë e virgjëreshave. E bijve të Korahut.

2Perëndia është streha dhe fuqia jonë, ndihmë që na gjendet përherë në ngushticë.

3Prandaj s'do të trembemi po të lëkundet toka e malet të tranden në zemër të detit.

4Le të gjëmojnë ujërat, shkumë le të lëshojnë, malet le të dridhen kur të fryhet deti.

5Rrëketë e lumit qytetin e Perëndisë gëzojnë, vendin e shenjtë ku i Tejlarti banon.

6Mes tij është Perëndia e nuk do të tronditet, ai do ta ndihmojë kur të agojë mëngjesi.

7Kombet bënë trazira, mbretëritë u tronditën, Zoti gjëmoi e toka u tret.

8Me ne është Zoti i ushtrive, streha jonë është Perëndia i Jakobit.

9Ejani e shihni veprat e Zotit, ai urdhëroi mjerime mbi tokë.

10Ai i pushon luftrat anekënd tokës, ai i thyen harqet e copëton ushtat, e qerret me zjarr i djeg.

11Ndaluni dhe dijeni se unë jam Perëndi. I lartë përmbi kombe, i lartë përmbi tokë.

12Me ne është Zoti i ushtrive, streha jonë është Perëndia i Jakobit.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 46.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.