Psalms 40AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

2Me durim e prita Zotin, ai u përkul drejt meje e përgjërimin ma dëgjoi.

3Prej gropës së mundimit më nxori, prej batakut të baltës, këmbët m'i vuri mbi shkëmb e hapat m'i forcoi.

4Një këngë të re më vuri në gojë, një himn për Perëndinë tonë. Shumë do ta shohin e do të dridhen dhe në Zotin do të besojnë.

5Lum njeriu që ka besim te Zoti, që nuk kthehet drejt atyre që mburren e drejt atyre që jepen pas gënjeshtrës.

6Të shumta janë veprat e tua të mrekullueshme, o Zot, Perëndia im, të shumta shestimet e tua për ne. Nuk ka të ngjashëm me ty! Do t'i shpallja e do t'i tregoja, por janë të panumërueshme.

7Ti nuk dëshiron fli e kushtime, për këtë m'i ke hapur mirë veshët, nuk kërkove as fli shkrumbimi a mëkati.

8Atëherë thashë: «Ja tek kam ardhur. Në rrotullën e librit është shkruar për mua.

9Të kryej vullnetin tënd, o Perëndia im, dëshiroj, ligji yt është brenda qenies sime».

10Drejtësinë tënde shpalla në kuvendin e madh, ja, buzët nuk i mbylla dhe ti, o Zot, e di.

11Drejtësinë tënde nuk e fsheha brenda zemrës sime, për besnikërinë e për shpëtimin tënd fola, mirësinë tënde nuk e mbajta fshehur, e as besnikërinë tënde në kuvendin e madh.

12E ti, o Zot, mos m'i moho përdëllimet e tua, mirësia dhe besnikëria jote më mbrojtshin përherë.

13Të këqija të panumërta më kanë rrethuar, paudhësitë më kanë vënë poshtë e nuk më lënë të shoh. Janë bërë më të shumta se flokët e kokës e zemra po më lëshon.

14Denjo, o Zot, të më shpëtosh! Shpejto, o Zot, të më ndihmosh!

15U turpërofshin e u çnderofshin të gjithë ata që jetën duan të ma marrin, u zmbrapsshin e u poshtërofshin ata që më duan të keqen.

16U tmerrofshin të turpëruar ata që për mua thonë: «Mirë t'i bëhet!».

17Të gjithë ata që të kërkojnë gëzofshin e ngazëllefshin me ty, ata që duan shpëtimin prej teje thënçin përherë: «I madh është Zoti!».

18Unë jam i mjerë e nevojtar, por për mua kujdeset Zoti. Ti je ndihma dhe shpëtimtari im, o Perëndia im, mos vono.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 40.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.