Psalms 39AL1

1Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Davidit.

2Thashë: «Do t'i ruaj udhët e mia, që të mos mëkatoj me gjuhën time. Gojës sime do t'i vë fre, sa të jetë i paudhi para meje».

3Heshta e nuk fola, asnjë fjalë të mirë nuk thashë, e dhimbja ime rëndohej.

4Kur zemra m'u ndez përbrenda e mendimet më përvëlonin, atëherë m'u zgjidh gjuha e fola.

5Ma bëj të njohur, o Zot, fundin tim, numrin e ditëve të mia, përkohësinë time.

6Ja, ti i pakësove ditët e mia sa një pëllëmbë, jetëgjatësia ime s'është asgjë para teje, çdo njeri i gjallë s'është veçse kotësi.

7Vërtet, njeriu kalon si hije, të kota janë mundimet e tij, grumbullon pasuri, pa e ditur për kë i mbledh.

8E tani, ç'mund të pres, o Zot? Shpresën e kam te ti.

9Çliromë prej të gjitha fajeve e mos lejo të më tallë i marri.

10Po hesht e gojën s'po e hap, sepse këtë e ke bërë ti.

11Largoje prej meje fshikullimin tënd, po marr fund nën peshën e dorës sate.

12Njeriun e qorton e ia ndëshkon paudhësinë, si tenja ia bren çdo gjë që dëshiron. Të gjithë njerëzit janë veç kotësi.

13Dëgjoje lutjen time, o Zot, e vëri vesh përgjërimit tim! Mos hesht ndaj lotëve të mi, se i huaj jam te ti, shtegtar si të gjithë paraardhësit e mi.

14Largoje vështrimin tënd prej meje, që të mund të gëzoj sërish, para se të shkoj e të mos jem më.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 39.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.