Psalms 41AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

2Lum ai që kujtohet për të varfrin, në ditë fatkeqësie Zoti do ta shpëtojë.

3Zoti do ta ruajë e do ta mbajë gjallë, do ta bëjë të lum mbi tokë e s'do ta lërë në duart e armiqve.

4Zoti do ta ndihmojë kur të dergjet në shtrat, në kohë sëmundjesh do t'ia lehtësojë dhimbjen.

5E unë thashë: «Mëshiromë, o Zot! Shëroje shpirtin tim, se kam mëkatuar ndaj teje».

6Armiqtë e mi flasin keq për mua e thonë: «Kur do të vdesë e t'i shuhet emri?».

7Kur dikush vjen të më shohë, flet rrena e në zemër mbledh paudhësi. Mandej del jashtë e më përflet.

8Të gjithë ata që më urrejnë përshpëritin për mua me njëri-tjetrin e ligësi kurdisin kundër meje:

9«E ka zënë gjëma e tmerrshme, ka zënë shtratin e më s'ngrihet».

10Edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim e që hante bukën time, u ngrit kundër meje.

11Por ti, o Zot, mëshiromë, ngrimë që t'ua shpaguaj.

12Kështu do ta di se ti më do: nëse armiku im nuk ngadhënjen mbi mua.

13Ti më ke përkrahur në pafajësinë time e më ke vënë përherë në praninë tënde.

14Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, prej amshimit në amshim. Amen! Amen!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 41.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.