Psalms 30AL1

1Psalm i Davidit. Këngë për kushtimin e tempullit.

2Të madhëroj, o Zot, se lart më ngrite, armiqtë e mi nuk i le të ngazëllejnë mbi mua.

3O Zot, Perëndia im, ty të thirra e ti më shërove.

4Ti, o Zot, ma nxore shpirtin nga skëterra, ti më mbajte në jetë, që në varr të mos zbrisja.

5Këndojini Zotit, ju besnikët e tij, përlëvdoni kujtimin e shenjtërisë së tij.

6Zemërimi i tij zgjat veç një çast, por përkrahja e tij, tërë jetën. Mbrëmja edhe vjen me lot, por mëngjesi, plot hare.

7Kur jetoja në begati, thosha: «Nuk do të tronditem kurrë».

8Ti, o Zot, më përkrahe e më bëre të fortë si malin, por kur fshehe fytyrën, më zunë drithërimat.

9Ty të thërras, o Zot, Zotit tim i kërkoj mëshirë.

10Ç'dobi do të kishe nga gjaku im, nga zbritja ime në varr? Mos do të të përlëvdojë gjë balta? Apo mos do ta shpallë ajo të vërtetën tënde?

11Dëgjomë, o Zot, e mëshiromë! O Zot, bëhu ndihmëtari im.

12Vajtimin në valle ma ktheve, grathoren e zisë ma hoqe e me hare më ngjeshe,

13që qenia ime të të këndojë pa pushim. O Zot, Perëndia im, do të të përlëvdoj përjetë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 30.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.