Psalms 29AL1

1Psalm i Davidit. Jepini Zotit, o qenie hyjnore, jepini Zotit lavdinë dhe forcën.

2Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij, përkuluni para Zotit, mes shkëlqimit të tij të shenjtë.

3Zëri i Zotit ushton mbi ujërat, Perëndia i lavdishëm bën të gjëmojë, Zoti mbi ujërat e shumta.

4Zëri i Zotit ushton plot fuqi, zëri i Zotit ushton plot madhështi.

5Zëri i Zotit copëton cedrat, Zoti thërrmon cedrat e Libanit.

6Libanin e bën të kërcejë si viçi, Sirionin si kotorri.

7Zëri i Zotit lëshon flakë zjarri,

8zëri i Zotit trondit shkretëtirën, shkretëtirën e Kadeshit Zoti e trondit.

9Zëri i Zotit i bën drenushat të pjellin, pyjet i lë zhveshur. Në tempullin e tij, të gjithë thonë: «Lavdi!».

10Zoti sundon mbi përmbytjen, Zoti sundon si mbret në amshim.

11Zoti i jep forcë popullit të tij, Zoti e bekon popullin e tij me paqe.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 29.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.