Psalms 28AL1

1Psalm i Davidit. Ty të thërras, o Zot, shkëmbi im, mos hesht ndaj meje. Po heshte ndaj meje, do të bëhem si ata që zbresin në gropë.

2Dëgjoje zërin e përgjërimit tim, kur të thërras për ndihmë, kur duart i ngre drejt shenjtërores sate të shenjtë.

3Mos më hiq zvarrë edhe mua si të paudhët, si ata që të keqen bëjnë, që për paqe flasin me të afërtit, por në zemër bluajnë ligësi.

4Shpërbleji sipas veprave të tyre, sipas veprimeve të tyre të liga. Shpërbleji sipas veprave të duarve të tyre, jepu shpagimin që meritojnë,

5se i shpërfillin veprat e Zotit dhe punët e duarve të tij. Ai i rrënoftë e më mos i ngrittë!

6Bekuar qoftë Zoti, se e dëgjoi zërin e përgjërimit tim!

7Zoti është fuqia dhe mburoja ime, në të shpreson zemra ime, tek ai gjeta ndihmë. Ndaj ngazëllen zemra ime, me këngë e falënderoj.

8Zoti është fuqia e popullit të tij, strehë shpëtimi për të vajosurin e vet.

9Shpëtoje popullin tënd, bekoje trashëgimin tënd! Ji bariu i tyre e lartësoji deri në amshim!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 28.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.