Psalms 25AL1

1Psalm i Davidit. Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim,

2te ti kam besim, o Perëndia im. Mos lejo të turpërohem, armiqtë e mi mos ngazëllefshin mbi mua.

3Mos u turpërofshin gjithë sa shpresojnë te ti, por turpi mbuloftë ata që më kot bëjnë paudhësi.

4O Zot, dëftemë udhët e tua, shtigjet e tua m'i mëso.

5Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.

6Kujto, o Zot, përdëllimet e tua dhe mirësitë e tua, se janë prej amshimit.

7Mëkatet e rinisë sime mos i kujto, e as shkeljet e mia, por kujtomë me dashamirësi, për hir të mirësisë sate, o Zot.

8I mirë e i drejtë është Zoti, prandaj u tregon udhën mëkatarëve.

9Të përulurve u prin në drejtësi, të përulurve ua mëson udhët e tij.

10Tërë udhët e Zotit janë mirësi e besnikëri për ata që ruajnë besëlidhjen dhe dëshmitë e tij.

11Për hir të emrit tënd, o Zot, fale fajin tim, se i rëndë është.

12Kush është njeriu që druan Zotin? Atij do t'i mësojë cilën udhë të zgjedhë.

13Shpirti i tij do të jetojë mes të mirash, pasardhësit e tij do të trashëgojnë dheun.

14Zoti i këshillon ata që e druajnë, ua bën të ditur besëlidhjen e tij.

15Sytë i kam përherë drejt Zotit, ai do të m'i çlirojë këmbët prej lakut.

16Kthehu nga unë e mëshiromë, se i vetmuar jam e i mjerë.

17Hidhërimet e zemrës më janë shtuar, nga fatkeqësitë e mia çliromë.

18Shih vuajtjen dhe mundimin tim e m'i fal të gjitha mëkatet.

19Këqyri armiqtë e mi! Sa shumë janë shtuar, plot tërbim e mëri më urrejnë.

20Ruaje shpirtin tim e më shpëto, mos u turpërofsha, se te ti kërkova strehë.

21Ndershmëria e drejtësia më mbrojtshin, se te ti e kam varur shpresën.

22Çliroje Izraelin, o Perëndi, prej të gjitha pikëllimeve.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 25.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.