1Psalm i Davidit. E Zotit është toka dhe gjithçka gjendet në të, bota me gjithë banorët e saj.
2Themelet e saj mbi dete i vuri, mbi lumenj e ngriti.
3Kush do të ngjitet në malin e Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
4Ai që ka duar të pafajshme e zemër të pastër, që nuk jepet me shpirt pas kotësive e nuk bën betim të rremë.
5Ai do të marrë bekim prej Zotit, drejtësi prej Perëndisë, shpëtimtarit të tij.
6E tillë është breznia e atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën e Perëndisë së Jakobit.
7Ngrijini, o porta, ballinat tuaja! Lartësohuni, o dyer të amshuara, që të hyjë mbreti i Lavdisë!
8Kush është ky mbreti i Lavdisë? Është Zoti i fortë e i fuqishëm, është Zoti i fuqishëm në betejë!
9Ngrijini, o porta, ballinat tuaja! Lartësohuni, o dyer të amshuara, që të hyjë mbreti i Lavdisë!
10Kush është ky mbreti i Lavdisë? Zoti i ushtrive, ai është mbreti i Lavdisë!