1Psalm i Davidit. Zoti është bariu im, asgjë s'më mungon.
2Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin,
3shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij.
4Edhe në ecsha nëpër luginën e territ, s'tutem nga e keqja, se ti je me mua. Shkopi yt e kërraba jote, ato më ngushëllojnë.
5Para ma shtron tryezën, kundruall armiqve të mi; kokën ma lyen me vaj, kupa ime gufon.
6Po, mirësia e çiltërsia do të më ndjekin të gjitha ditët e jetës sime. E unë do të banoj përgjithmonë në shtëpinë e Zotit.