Psalms 143AL1

1Psalm i Davidit. O Zot, dëgjoje lutjen time, vëri vesh përgjërimit tim, ti që je besnik, përgjigjmu, ti që je i drejtë.

2Mos bëj gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk del i drejtë para teje.

3Po më ndjek pas armiku, jetën ma ka hedhur përdhe. Më ka dëbuar në skuta të errëta, porsi të vdekurit e kahershëm.

4Ndaj po më zihet fryma, përbrenda po më dridhet zemra.

5Më kujtohen ditët e qëmoçme, mendoj për gjithë veprat e tua, sjell ndër mend punët e duarve të tua.

6I kam shtrirë duart drejt teje, shpirti im ka etje për ty, si toka e thatë.

7Përgjigjmu shpejt, o Zot, se mbeta pa frymë. Mos e fshih fytyrën prej meje, që të mos bëhem si ata që zbresin në varr.

8Shpallmë mirësinë tënde që në mëngjes, se te ti kam besim. Tregomë udhën ku duhet të eci, se drejt teje e lartësoj shpirtin tim.

9Shpëtomë nga armiqtë e mi, o Zot, se te ti kam kërkuar strehë.

10Mësomë të bëj vullnetin tënd, se ti je Perëndia im. Shpirti yt i mirë do të më prijë në vend të sheshtë.

11Jepmë sërish jetë, o Zot, për hir të emrit tënd, nxirrmë nga hidhërimi, ti që je i drejtë.

12Shfarosi armiqtë e mi, ti që je i mirë, shkatërroji të gjithë kundërshtarët e mi, se unë jam shërbëtori yt.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 143.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.