Psalms 142AL1

1Himn i Davidit. Lutje që bëri kur ishte në shpellë.

2Me zërin tim i thërras Zotit, me zërin tim i përgjërohem Zotit.

3Para tij do ta nxjerr rënkimin tim, hidhërimin tim para tij do ta rrëfej.

4Kur më meket shpirti, ti e njeh mirë udhën time. Udhës ku po kaloj, më kanë ngritur kurth.

5Hedh sytë djathtas e vështroj, nuk ka asnjë të njohur, nuk ka asnjë strehim për mua, askush nuk kujdeset për jetën time.

6Atëherë të thirra ty, o Zot, e thashë: «Ti je strehimi im, ti je trashëgimia ime në tokën e të gjallëve».

7Dëgjoje mirë kujën time, se shumë jam poshtëruar, shpëtomë prej atyre që më përndjekin, se janë më të fortë se unë.

8Nxirrmë prej burgut, që ta përlëvdoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen rreth meje, se ti do të më mbushësh me të mira.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 142.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.