1Psalm i Davidit. O Zot, ty të thërras, nxito të vish tek unë, vëri vesh zërit tim kur të thërras.
2Ardhtë lutja ime si temjan para teje, ngritja e duarve të mia si fli e mbrëmjes.
3Vëri rojë gojës sime, o Zot, ruaj derën e buzëve të mia.
4Mos e prir zemrën time për gjëra të këqija, që të mos merret me vepra të liga bashkë me njerëz që bëjnë paudhësi, e të mos ha nga gjellët e tyre të shijshme.
5Le të më ndëshkojë i drejti, se është mirë, le të më qortojë, se është vaj i çmuar, koka ime mos e hedhtë poshtë! Mes ligësive të tyre nuk do të reshtë lutja ime.
6Kur gjyqtarët e tyre të jenë hedhur nga shkëmbi, do ta kuptojnë sa të ëmbla ishin fjalët e mia.
7Ashtu si toka që lërohet e thërrmohet, ashtu janë shpërndarë eshtrat tona buzë skëterrës.
8Por, unë te ti i kam sytë, o Zot, Zoti im, te ti kam gjetur strehë, mos e lër shpirtin tim të humbasë.
9Ruajmë prej kurthit që më kanë ngritur dhe prej grackave të keqbërësve.
10Në rrjetat e tyre rënçin vetë të paudhët, por unë do të kaloj përtej.