Psalms 140AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

2Çliromë, o Zot, prej njeriut të lig, prej njeriut të dhunshëm shpëtomë.

3Të këqija shestojnë në zemër, tërë ditën sendërgjojnë luftra.

4E mprehin gjuhën porsi gjarpri, nën buzë kanë helm nepërke.

5Ruamë, o Zot, prej duarve të të paudhit, prej njeriut të dhunshëm shpëtomë, se po shestojnë të më pengojnë këmbët.

6Kryelartët kanë fshehur lakun kundër meje, me litarë e kanë lidhur rrjetën, përgjatë udhës më kanë ngritur kurthe.

7I thashë Zotit: «Ti je Perëndia im». Dëgjoje, o Zot, zërin e përgjërimit tim.

8O Zot, Zoti im, fuqia e shpëtimit tim, ti ma mbrojte kokën ditën e betejës.

9Mos i plotëso, o Zot, dëshirat e të paudhit, sendërgjimet e tij mos i përmbush, që të mos ngrejë krye.

10Atyre që më rrethojnë, u rëntë kokës ligësia e buzëve të veta.

11Rënçin mbi ta thëngjij të ndezur, u plandosshin në gropë e më mos dalshin.

12Njeriu shpifës mos zëntë rrënjë mbi tokë, njeriun e dhunshëm e ndjektë pas fatkeqësia.

13E di se Zoti do ta mbrojë çështjen e të mjerit dhe do t'i japë drejtësi skamnorit.

14Atëherë të drejtët do të përlëvdojnë emrin tënd, besnikët do të banojnë në praninë tënde.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 140.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.