Psalms 138AL1

1Psalm i Davidit. Do të të falënderoj me gjithë zemër, para hyjnive për ty do të këndoj.

2Do të përkulem drejt tempullit tënd të shenjtë dhe emrin tënd do të përlëvdoj për mirësinë e besnikërinë tënde, sepse emrin tënd dhe fjalën tënde i ke lartësuar mbi gjithçka.

3Ditën që të thirra, më dëgjove, shpirtit tim i dhe guxim e fuqi.

4Gjithë mbretërit e tokës do të të përlëvdojnë, o Zot, se i kanë dëgjuar fjalët e gojës sate.

5Do të këndojnë për udhët e Zotit: «E madhe është lavdia e Zotit!».

6I lartë është Zoti, por të përulurin e shikon, ndërsa kryelartin e dallon nga larg.

7Edhe po të kaloj përmes fatkeqësisë, ti do të më mbash gjallë kundër zemërimit të armiqve, do ta shtrish dorën dhe e djathta jote do të më shpëtojë.

8Zoti do të përmbushë gjithçka për mua. O Zot, mirësia jote mbetet në amshim, nga veprat e duarve të tua mos hiq dorë!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 138.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.