1Brigjeve të lumenjve të Babilonisë, atje uleshim e qanim, Sionin tek kujtonim.
2Nëpër shelgje në mes të saj, aty i varëm qestet tona.
3Atje robëruesit na kërkuan këngë, shtypësit këngë hareje: «Na këndoni këngët e Sionit».
4Por si t'i këndojmë këngët e Zotit në dhe të huaj?
5M'u thaftë dora e djathtë, në të harrofsha, o Jerusalem.
6M'u kaptë gjuha pas qiellze, në mos të kujtofsha më, o Jerusalem, në mos të mbajtsha si gëzimin më të madh.
7Mbaji mend, o Zot, bijtë e Edomit, ata që ditën e zezë të Jerusalemit thoshin: «Rrënojeni, me themele rrënojeni!».
8Dhe ti, o bijë e Babilonisë, ke për t'u shkatërruar, ndaj lum kush do të marrë shpagim për ato që na ke bërë.
9Lum ai që do t'i kapë foshnjat e tua e do t'i përplasë pas shkëmbit.