1Këngë shtegtimesh. Ata që kanë besim te Zoti janë si mali i Sionit, që nuk trandet, por mbetet në amshim.
2Jerusalemi është i rrethuar me male, Zoti rrethon popullin e vet që tani e deri në amshim.
3Skeptri i të paudhëve nuk do të sundojë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i zgjatin duart për të bërë paudhësi.
4Të mirëve, o Zot, bëju mirë, edhe atyre që janë zemërdrejtë.
5Por ata që shkojnë nëpër udhë të shtrembra, Zoti do t'i degdisë bashkë me të paudhët. Paqe mbi Izraelin!