1Këngë shtegtimesh. Psalm i Davidit. Po të mos kishte qenë Zoti me ne, le ta thotë, pra, Izraeli,
2po të mos kishte qenë Zoti me ne, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
3atëherë do të na kishin përpirë të gjallë, kur zemërimi i tyre shpërtheu kundër nesh.
4Do të na kishin rrëmbyer ujërat, përroi do të na kishte mbuluar,
5atëherë tërbimi i ujërave do të kishte kaluar mbi ne.
6Bekuar qoftë Zoti që nuk na la të binim pre e dhëmbëve të tyre!
7Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarëve, laku u këput e ne shpëtuam.
8Ndihma jonë është në emër të Zotit që krijoi qiellin e tokën.