1Këngë shtegtimesh. Te ti i kam ngritur sytë, te ti që banon në qiej.
2Ashtu si sytë e shërbëtorëve shohin nga duart e të zotërve, ashtu si sytë e shërbëtores shohin nga duart e zonjës së vet, ashtu edhe sytë tanë shohin drejt Zotit, Perëndisë tonë, derisa të ketë mëshirë për ne.
3Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, se na kanë mbuluar përbuzjet.
4Shpirti ynë është mbushur me përqeshjet e kryelartëve dhe me përbuzjet e mburravecëve.