Psalms 122AL1

1Këngë shtegtimesh. Psalm i Davidit. U gëzova kur më thanë: «Të shkojmë në shtëpinë e Zotit!».

2Dhe, ja, këmbët tona u ndalën te portat e tua, o Jerusalem!

3Jerusalemi, ndërtuar si një qytet, i bashkuar e i mbledhur tok.

4Atje ngjiten fiset, fiset e Zotit, sipas dëshmisë dhënë Izraelit, për të përlëvduar emrin e Zotit.

5Atje janë vënë fronet e gjykimit, fronet e shtëpisë së Davidit.

6Lutuni për paqen e Jerusalemit: «Qofshin të begatë ata që të duan!

7Pastë paqe brenda mureve të tua, qetësi në fortesat e tua!».

8Për hir të vëllezërve e të miqve të mi, teksa do të them: «Paqja qoftë me ty!».

9Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, do të kërkoj të mirën tënde.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 122.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.