1Këngë shtegtimesh. Kur Zoti i ktheu robërit e Sionit, na u duk sikur ishim në ëndërr.
2Atëherë goja jonë u mbush me gëzim e gjuha jonë plot brohori. Asokohe thuhej ndër kombe: « Zoti bëri vepra të mëdha për ta».
3Po, vepra të mëdha bëri Zoti për ne, prandaj dhe ishim të gëzuar.
4Ktheji sërish, o Zot, robërit tanë, si përrenjtë e Negevit.
5Ata që mbjellin me lot, do të korrin me gëzim.
6Kur shkojnë, qajnë dhe mbartin farën për ta mbjellë, por kthehen plot gëzim dhe mbartin duajt e tyre.