Psalms 12AL1

1Mjeshtrit të korit, për tetë korda. Psalm i Davidit.

2Shpëtomë, o Zot, se po zhduket i drejti, s'ka më besnikë ndër bijtë e njerëzve.

3Njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin, lajkatojnë me buzë, por dyshojnë në zemër.

4Zoti preftë çdo buzë lajkatare e çdo gjuhë që flet fjalë të mëdha.

5Sepse ata thonë: «Jemi të fortë nga goja. Me buzët që kemi, kush mund të na sundojë?».

6«Por tani do të ngrihem», thotë Zoti, «se të varfrit po shtypen, skamnorët po rënkojnë. Do t'i shpëtoj nga ai që i bën të gulçojnë ».

7Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, argjend i shkrirë në furrë dheu, argjend i pastruar shtatë herë.

8Ti, o Zot, e mban fjalën dhe do t'i shpëtosh nga kjo brezni përherë.

9Të paudhët bredhin anekënd, sikurse shtohet edhe ndyrësia e njerëzve.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 12.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.