Psalms 11AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit. Te Zoti kam gjetur strehë, si mund të më thoni: «Ik maleve si zogu?».

2Ja, të paudhët e ngrehin harkun, mbi kordhë vënë shigjetën, që nëpër errësirë të gjuajnë mbi ata që janë zemërdrejtë.

3Po të shemben themelet, i drejti ç'mund të bëjë?

4Zoti është në tempullin e tij të shenjtë, Zoti e ka fronin në qiell, sytë e tij vëzhgojnë, qepallat e tij rrinë hapur mbi bijtë e njerëzve.

5Zoti vë në provë të drejtin e të paudhin, e urren atë që dëshiron dhunën.

6Mbi të paudhët do të lëshojë fatkeqësi, zjarr e squfur, në kupë do të kenë për hise erë përvëluese.

7Se Zoti është i drejtë, ai e do drejtësinë. I drejti do ta shohë fytyrën e tij.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 11.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.